FOTO/ Lazio me plot mungesa ndaj Brugge, formacionet zyrtare

FOTO/ Lazio me plot mungesa ndaj Brugge, formacionet zyrtare

20:10, 28/10/2020

Lazio do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Club Brugge ndeshjen e dytë në Grupin F të Champions League, shkruan Syri.net.

Skuadra bardhekaltër ka udhëtuar me plot 12 mungesa, mes tyre edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Të dy ekipet kanë nga 3 pikë dhe sfida e sotme do të përcaktojë ekipin që do të udhëheqë grupin.

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që do të luhet në orën 21:00, ku tekniku Simone Inzaghi nuk ka preferuar të aktivizojë Vedat Muriqin si titullar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco