Ardian Ismajli debuton me Spezian në Kupën e Italisë

Ardian Ismajli debuton me Spezian në Kupën e Italisë

17:41, 28/10/2020

Merr fund kalvari i gjatë i Ardian Ismajlit, i cili më në fund ka debutuar sot me fanellën e skuadrës së Speias.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka luajtur sot minutat e para të këtij sezoni në një ndeshje të Kupës së Italisë, në pritje që të japë kontributin e tij edhe në Serinë A.

Ndonëse firmosi në ditët e para të shtatorit me klubin italian, Ismajli fillimisht nuk mundi të aktivizohej me të për shkak se rezultoi i infektuar me COVID-19.

Më pas, ai u desh të kthehej në Kroaci për të mbyllur transferimin drejt Italisë, teksa ka kaluar rreth një muaj e gjysmë larg fushave të blerta.

Ai ka filluar stërvitjen me Spezian në javën e kaluar dhe trajneri i ka bërë një vend për pak minuta lojtarit shqiptar në ndeshjen e sotme ndaj Çitadelës në Kupën e Italisë.

Ismajli u aktivizua në minutën e 78-të të sfidës dhe detyra e tij ishte që në ato pak minuta të mbetura të ndihmonte ekipin të administronte rezultatin 2-0 të siguruar deri në ato momente.

Ndeshja mbaroi me ato shifra, duke siguruar kalimin e Specias në turin tjetër të Kupës së Italisë, ndërsa Ismajli u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt.

Për t’u theksuar është se portën e Çitadelës në këtë sfidë e mbrojti ish-portieri i Shpresave dhe Teutës, Elhan Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco