Mori kërcënime me vdekje, Jordan Pickford punëson truproja

Mori kërcënime me vdekje, Jordan Pickford punëson truproja

16:16, 28/10/2020

Përplasja e tmerrshme midis Jordan Pickford dhe Virigil Van Dijk la pa fjalë një pjesë të mirë të tifozëve, të cilët prisnin që portieri i Everton të dënohej për ndërhyrjen e ashpër ndaj mbrojtësit holandez.

Sezoni i van Dijk mund të quhet i mbyllur dhe tifozët e klubit të Liverpool janë shumë të mërzitur me këtë fakt. Nëse ai fajësonte veten pak ditë më parë për dëmtimin, Jordan Pickford sigurisht që nuk priste të shihte që kjo histori të merrte përmasa të tilla.

Sipas "Daily Mail" të mërkurën, portieri i “Toffees” ka punësuar disa truproja pasi ai dhe bashkëshortja e tij kishin marrë kërcënime me vdekje. Një lajm shumë i trishtuar për portierin e Tre Luanëve, i cili nuk po kalon momente të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco