Një nga rojet e Maradonës ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe si rrjedhojë, vetë ylli argjentinas është futur ne karantinë si i dyshuar.
E përditshmja argjentinase “Ole”, shkruan se Maradona do të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij në La Plata, 65 km larg Buenos Airesit. Një lajm i keq ky për ish-futbollistin, i cili 3 ditë më pas do të festojë 60-vjetorin.
Po sipas mediave argjentinase, ai do të kryejë analizën e tamponit ditën e enjte dhe deri atëherë duhet të qëndrojë i izoluar. Kujtojmë që Argjentina numëron mbi 1 milion raste te diagnostikuar me coronavirus dhe 29.000 viktima.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: