Kishte 39 vjet që Real Madridit nuk i ndodhte kjo gjë

Kishte 39 vjet që Real Madridit nuk i ndodhte kjo gjë

14:53, 22/10/2020

Real Madridi u mposht mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar, me rezultatin 3-2, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë.

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve, pra 39 vjet më parë.

Real Madrid në sezonin e fundit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Manchester City, pas dy humbjeve radhazi.

Humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për “Los Blancos”.

Situata te Real Madridi është alarmante, sidomos kur dihet se të shtunën skuadra e Zidane luan “El Clasicon” kundër Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco