Shtimi i rasteve me Koronavirus, Italia merr masa për tifozët

Shtimi i rasteve me Koronavirus, Italia merr masa për tifozët

16:32, 11/10/2020

Agravimi i pandemisë së koronavirusit në Itali i ka shtyrë autoritetet shtetërore të marrin përsipër reduktimin e numrit të tifozëve në stadiume nga 1000 në 500.

Komiteti Shkencor dhe Teknik po merr parasysh mundësinë që të shkurtojë numrin e fansave në stadiume teksa janë shtuar në ditët e fundit rastet pozitive me COVID-19.

Vetëm ditën e djeshme u regjistruan plot 5724 raste me Koronavirus, ndërsa vetëm javën e kaluar u shënuan 20.989 raste me COVID-19.

Frika e autoriteteve të përhapjes së koronavirusit në Itali mund të ndikojë në reduktimin e kuotës së tifozëve italianë në stadiumet e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco