De Bryne: Messi te Manchester City: Nuk më intereson!

De Bryne: Messi te Manchester City: Nuk më intereson!

10:47, 11/10/2020

Largimi i mundshëm i Lionel Messi nga Barcelona ishte telenovela e merkatos së verës. Nëse sulmuesi argjentinas vendosi të qëndrojë, shumë klube të mëdha ëndërronin ta kishin pjesë të tyre.

Mes tyre, ishte edhe Manchester City, të cilët ishin në pole-position për nënshkrimin me 33 vjeçarin. Arsyet ishin të shumë, duke nisur nga prania e Pep Guardiolës te “Qytetarët” si dhe prania e lojtarëve mjaft cilësore te klubi anglez. Në atë grup, bën pjesë edhe Kevin De Bruyne, votuar lojtari më i mirë në Premier League për sezonin e kaluar.

I pyetur në lidhje me mundësinë e e transferimit të Messi te Manchester City në fund të kontratës së tij (2021), Belgu nuk u shfaq shumë entuziast: “Nuk më intereson shumë, të jem i sinqertë”.

“Nëse ai vjen, është një gjë e mirë, nëse ai nuk vjen ka mjaft lojtarë të mirë në klub me të cilët unë kënaqem duke luajtur”, tha De Bryne.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco