Igli Tare komenton shortin e Lazios në Champions League: Do ndjekim shembullin e Atalantës

Igli Tare komenton shortin e Lazios në Champions League: Do ndjekim shembullin e Atalantës

21:32, 01/10/2020

Lazio ka njohur sot emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kampioneve, ku skuadra italiane do të vihet përballë Borusia Dortmund, Zenit dhe Club Brugge.

Një short që Igli Tare e ka cilësuar si të favorshëm për ekipin e tij në një intervistë në mediat italiane, edhe pse ka theksuar se nuk ka shumë eksperiencë në Ligën e Kampioneve.

Dortmundi është një skuadër e madhe. Imobile do të kthehet si një “ish”…

Mendoj se është një skuadër shumë eksperte, sidomos në vitet e fundit po bëjnë shumë mirë me trajnerin e ri. Luajnë një futboll shumë ofensiv dhe japin spektakël në këtë kompeticion.

A do të jetë vendimtar kalendari?

Mendoj se po, Por e rëndësishme është të gjendemi gati, pastaj do të përballim ndeshjet me agresivitetin e duhur. Dje, kundër Atalantës, kemi parë se cili do të jetë niveli i Ligës së Kampioneve. Duhet përgjegjshmëri e madhe, duhet të veshim fanellën tonë me shumë krenari.

Si duhet të luash në Ligën e Kampioneve?

Kjo është një eksperiencë unike dhe skuadra jonë mund të rritet. Duhet shumë entuziazëm, ky turne do të na dhurojë shumë gjëra.

Çfarë mendimi keni për Zenitin?

Zeniti është një skuadër klasike ruse, shumë fizike. Braziliani Malkom është një lojtar i cili bën diferencën. Dzhyba është një qendërsulmues i mirë, por në merkato kanë pasur disa vështirësi. Kanë eksperiencë në këtë turne.

Si e vlerësoni Club Brugge?

Është një skuadër e cila luan një futboll të këndshëm dhe ofensiv, kanë lojtarë interesantë me mesfushorë që shënojnë gola e japin asiste. Marrin pjesë çdo vit në Ligën e Kampioneve dhe do të thonë fjalën e tyre në këtë grup.

A mund të afirmohet Lazio në Ligën e Kampioneve?

Atalanta na ka treguar se eksperienca nuk vlen në 100%, kur grupi është i bashkuar dhe identiteti është i qartë, mund të arrish të shkosh deri në fund. Do të ndjekim shembullin e zikaltërve, nuk kemi shumë lojtarë që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve por nuk është thelbësore. Pauza do të na ndihmojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco