Bernard Berisha zgjidhet në formacionin e javës në Rusi

Bernard Berisha zgjidhet në formacionin e javës në Rusi

09:42, 23/09/2020

Bernard Berisha po vazhdon me formë mjaft të mirë në sezonin e ri.

Sulmuesi i majtë i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.

Berisha luajti titullar në humbjen e Akhmat Groznyt 1-0 ndaj Dinamo Moskës në transfertë, pas golit në minutat shtesë.

Bernard Berisha ishte rreziku kryesor për kundërshtarin.

Është raportuar se Berisha pritet të ftohet për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, pavarësisht përplasjes me trajnerin Challandes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco