Luis Suarez do vetëm klubin e Atletico Madrid

Luis Suarez do vetëm klubin e Atletico Madrid

17:31, 22/09/2020

Luis Suarez nuk do të shkojë në Atletico. Të paktën kjo është ajo që po raportojnë mediat spanjolle, pasi Josep Maria Bartomeu vuri veton për largimin e uruguaianit te ekipi kryeqytetas.

Ndoshta gjërat mund të ndryshojnë, por shtypi spanjoll është mjaft pesimist në lidhje me shanset për të parë sulmuesin nën urdhrat e Diego Simeone.

Një situatë që e bezdis shumë numri 9-të të Barçës. Dhe sipas Mundo Deportivo , Suarez nuk e ka në plan të bashkohet me ndonjë klub tjetër përveç Atletico Madrid.

Nëse ai nuk do të nënshkruaj për “Colchoneros”, sulmuesi do të qëndronte te Barcelona, edhe pse Ronald Koeman nuk do të mbështetet tek ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco