Real Madrid-Liverpool në duel për Kylian Mbappe

Real Madrid-Liverpool në duel për Kylian Mbappe

10:19, 22/09/2020

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe se dëshiron të largohet nga skuadra kryeqytetase në verë të vitit të ardhshëm, ndryshe “divorci” do të ndodhë me parametër zero, kur të skadojë ligjërisht marrëveshja.

Liverpooli thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me ??Kylian Mbappenë, me idenë për t’u bashkuar në merkaton e verës së vitit të ardhshëm (2021), por “The Reds” do të përballen me konkurrencën e fortë të Real Madridit.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Florentino Perez.

Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin, por dyshohet se ka kontaktuar me babanë e tij, Wilfried, që në muajin maj për të diskutuar mbi të ardhmen e talentit francez.

Kampioni i Botës është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe do të duhej një shpenzim rekord për ta shkëputur nga PSG-ja.

Pavarësisht ndikimit financiar të Koronavirusit, që e ka tronditur tregun e transferimeve, PSG-ja nuk është nga ato klube që dorëzohet para presioneve “të lehta”.

Siç raportohet nga “Dailymail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappesë në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monacos po përgatitej të bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën europiane.

Liverpool pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappenë do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco