Liga Profesioniste, mbledhje në ‘Air Albania’ për çështjen e bojkotit

Liga Profesioniste, mbledhje në ‘Air Albania’ për çështjen e bojkotit

12:10, 21/09/2020

Liga Profesioniste zhvillon sot një tjetër mbledhje ku në rend të ditës do të jetë diskutimi i vazhdimësisë së bojkotit të kampionatit.

Drejtuesit e dhjetë skuadrave të Kategorisë Superiore do të mblidhen edhe një herë për të vendosur hapat e mëtejshëm të bojkotit, meqenëse kapitenët e tyre lexuan letrën që janë të vendosur për të mos luajtur derisa qeveria të adresojë kërkesat e renditura.

Në selinë e Ligës në ambientet e “Air Albania” ka mbërritur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili është negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste dhe FSHF-në.

Në orët e ardhshme pritet të merret edhe një vendim për kampionatin dhe vazhdimin e tij, i cili në dy javët e para është bojkotuar nga të 10 klubet e Superiores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco