Super kontrata e Neymar me sponsorin e ri: Braziliani fiton më shumë se sa Ronaldo dhe Messi

Super kontrata e Neymar me sponsorin e ri: Braziliani fiton më shumë se sa Ronaldo dhe Messi

15:50, 19/09/2020

Neymar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri “PUMA”. Kjo është kontrata individuale sponzorizuese sportive më e shtrenjta në histori.

Image

Braziliani ndërpreu bashkëpunimin me “NIKE”, për të firmosur kontratën milionere me gjigantin tjetër të veshjeve sportive, “PUMA”. Nuk dihet ende se për sa vite ka firmosur Neymar me sponsorin e ri, por sulmuesi i PSG-së ka kaluar edhe Ronaldon me Messin përsa i përket fitimit nga një sponsor i vetëm. Ronaldo paguhet nga “NIKE” rreth 17 milionë euro, ndërsa Mesi paguhet nga “ADIDAS” rreth 20 milionë euro.

Neymar i ka kaluar të dy yjet e futbollit pasi “PUMA” i siguron brazilianit plot 25 milionë euro në vit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco