Ish-sulmuesi i Real Madrid, James Rodriguez ka shënuar golin e tij të parë në Premier League, me fanellën e Everton.
Skuadra nga Liverpool është duke fituar me rezultatin 3-2 ndaj West Brom, ku goli i dytë për ekipin e Ancelotit u shënua pikërisht nga mesfushori kolumbian.
Rodriguez mori një top nga Richarlison dhe mposhti portierin mik me një goditje të saktë nga jashtë zonës në minutën e fundit të fraksionit të parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: