Zyrtare/ Teuta firmos me mbrojtësin shkodran

Zyrtare/ Teuta firmos me mbrojtësin shkodran

17:26, 12/09/2020

Denis Pjeshka është zyrtarisht pjesë e Teutës. Mbrojtësi 25 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe lojtari është prezantuar në zyrat e stadiumit “Niko Dovana” nën praninë e shefit të klubit Enid Furxhi. Menjëherë pas zyrtarizimit Pjeshka është paraqitur në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, në orën 16:00.

I formuar në akademinë e Shkodrës dhe pjesë e Vllaznisë deri në vitin 2018, Pjeshka dy sezonet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Flamurtarit.

Pjeshka është një alternativë më shumë për trajneri shkodran Edi Martini, nën drejtimin e të cilit Teuta futet me pretendime të mëdha në sezonin e ri futbollistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco