Dinamo Tbilis-Tirana, caktohet data dhe orari i ndeshjes

Dinamo Tbilis-Tirana, caktohet data dhe orari i ndeshjes

13:01, 11/08/2020

Pasi mësoi emrin e kundërshtarit në turin e parë të Champions League, klubi i Tiranës ditën e sotme ka mësuar edhe datën e orën e caktuar nga UEFA për zhvillimin e kësaj sfide.

Kështu, ndeshja mes Tiranës dhe Dinamo Tbilis do të luhet më datë 19 gusht në orën 19:00.

Bardheblutë janë dyfish të motivuar për ta fituar këtë takim ndaj gjerorgjianëve, pasi  në rast se kualifikohen në turin e dytë, me shumë gjasa do të përballen me serbët e Cervena Zvezdës.

Kujtojmë që kjo sfidë luhet me një takim, për shkak të masave të marra për Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco