Shtyhet ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones

Shtyhet ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones

09:52, 10/08/2020

Kthimi i boksierit legjendar Mike Tyson në ring është shtyrë për në datën 28 shtator. Ishte planifikuar që “njeriu i hekurt” të zbriste në ring më 12 shtator  në një përballje me Roy Jones, por kjo ndeshje është shtyrë për shkak se palët kanë kërkuar më shumë kohë për stërvitje, raporton “RingTV.com”.

Ikona e peshave të rënda, Tyson doli në pension 15 vjet më parë, por prapë planifikon të kthehet në ring.

Komisioni Atletik i Shtetit në Kaliforni, i cili po licencon meçin, më parë i tha Sky Sports: “(CSAC) po licencon ndeshjen Mike Tyson vs Roy Jones Jr të planifikuar të zhvillohet në Los Angeles, si një ndeshje miqësore tetë raunde”.

“Në këtë ndeshje, gjyqtari do të ketë autorizimin për të ndaluar luftën nëse ai kalon jashtë kufijve të një miqësoreje konkurruese të boksit”.

“Z. Tyson dhe Z. Jones Jr do të duhet të paraqesin të gjitha testet mjekësore CSAC për luftëtarët mbi 40 vjeç, si dhe rregulloret e urgjencës së CSAC që janë vendosur në vend për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco