Shyti në ‘Fair Play’: Teuta kishte më tepër ‘uri’ se Tirana

Shyti në ‘Fair Play’: Teuta kishte më tepër ‘uri’ se Tirana

22:20, 02/08/2020

Për herë të katërt në historinë e saj, Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, duke mundur Tiranën  me rezultatin e pastër 2-0 në finalen e zhvilluar mbrëmjen e stome në “Air Albania”.

Profesor Doktor Artan Shyti, i ftuar në emisionin “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, për suksesin  durrsakëve tha: “Këto janë ndeshje që përcaktohen nga 90 minuta. Të dy ekipet ishin të denja. Teuta përdori të njëjtën ‘armë’ që përdori në Durrës ndaj Tiranës. Uria e atij që do të fitojë ishte më e fortë te Teuta, sesa te Tirana që e realizoi objektivin e madh për titull. Pashë një ekip të motivuar atëherë kur duhej. Jam mjaft i kënaqur dhe krenar që jam pjesë e klubit të Teutës. Është një mbylle e merituar nga ana e Teutës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco