VIDEO/ Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana nuk arrin dot të bëjë ‘bis’ trofesh

VIDEO/ Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana nuk arrin dot të bëjë ‘bis’ trofesh

21:50, 02/08/2020

Tirana dhe Teuta luajtën mes tyre në “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Durrsakët fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke ngritur trofeun për 100-vjetorin e themelimit të klubit të tyre.

Rustem Hoxha në minutën e 2-të dhe Lorenco Vila në të 79’ i dhanë suksesin “Djemve të Detit”

Tirana nuk arrin dot t’i fitojë të dy trofetë, pas titullit kampion.

Kësisoj, Teuta fiton për herë të katërt në historinë e saj Kupën e Shqipërisë, pas atyre në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2004-2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco