Formacionet zyrtare: Teuta  - Kukësi, gjithçka gati për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Formacionet zyrtare: Teuta - Kukësi, gjithçka gati për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

20:14, 15/07/2020

Në kuadër të Kupës së Shqipërisë, Teuta pret në “Niko Dovan” Kukësin, për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren në këtë sfidë, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” u mbyllu në barazim pa gola.

Ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola dhe të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren në ndeshjen e sotme, për të prerë biletën për në finale, ku i pret Tirana që kaloi Bylisin.

Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme, në mënyrë që të shpresojnë për ta mbyllur sezonin me një trofe. Objektivi i të dyja klubeve është fitimi i Kupës në këto momente dhe gjithçka kalon nga ndeshja e sotme.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA:  Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Kallaku. Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Kuper. Trajner: Orges Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco