Vazhdon hetimi për Bylis-Tirana, zbulohet si dhe sa u fitua me bastet!

Vazhdon hetimi për Bylis-Tirana, zbulohet si dhe sa u fitua me bastet!

13:22, 14/07/2020

Gara për titull, Kupa e Shqipërisë dhe në mes… dosja “trukim”! Hetimet për Bylis-Tirana 2-1 (gjysmëfinalja e vajtjes) vazhdojnë dhe ditën e sotme pritet që në ambjentet e FSHF në orën 14:00 të prezantohet delegacioni bardheblu me presidentin Refik Halili, trajnerin Emanuel Egbo, drejtorin sportiv Arbi Laçi dhe futbollistët Ilion Lika dhe Erando Karabeci.

Tirana duhet të përgjigjet përpara anetarëve të Komisionit të Etikës, që gjithashtu bëri të njëjtën gjë me Bylisin dhe arbitrin Juxhin Xhaja.

Në FSHF “Sportradar” ka dërguar dosjen dhe hetimet vazhdojnë. Top Channel raporton se janë vendosur baste të shumta, madje me shuma që varionin nga 8 mijë deri në 15 mijë euro, një klikim. i fundit me këtë shumë nuk është pranuar.

Sistemi BFDS, që përdor UEFA, e konsideron ndeshjen të trukuar, ndërkohë që bëhet fjalë që nga luajtja e basteve me kombinimet “2/1, 3+ dhe 1” janë fituar rreth 500 mijë euro. Me shumë mundësi, një gol i katërt do i kishte rritur edhe më shumë paratë e fituara nga bastvënësit. Ndër të tjera, i njëjti burim bën me dije se janë identifikuar edhe llogaritë në të cilat janë luajtur bastet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco