Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, do të vazhdojë të luajë për “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.
Futbollisti serb vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Ole Gunar-Solskjaer.
Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Manchester United.
Kujtojmë që Matic kërkohej nga Interi dhe Milani këtë sezon, por me vendimin e fundit, ai ua ka mbyllur derën dy ekipeve të Serie A.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: