Vrapimi dy ditësh nga Prishtina në Tiranë i atletit Fikret Shatri

Vrapimi dy ditësh nga Prishtina në Tiranë i atletit Fikret Shatri

14:13, 04/07/2020

Atletit Fikret Shatri i kanë mbetur edhe disa orë për të përfunduar misionin tij sfidues duke vrapuar nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

Shatrit i kanë mbetur edhe rreth 25kilometra për arritur në cak, të cilat është duke i përfunduar duke ecur, shkaku i pësimit të një lëndimi të vogël.

Në përkrahje atij i kanë dalë edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, anëtarë të klubit “Kosova Trail Running Association”, anëtarë të “Marathon Albania”, si dhe miq e familjarë të tij.

Morali dhe vullneti i madh i Fikretit, po bënë që ai të mos dorëzohet derisa të arrijë qëllimin e tij.

Fikreti, është nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga Prishtina, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 17:00 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco