Pyetja e parë që Salah i bëri Kloppit kur erdhi te Liverpooli

Pyetja e parë që Salah i bëri Kloppit kur erdhi te Liverpooli

16:55, 01/07/2020

Muhamed Salah u transferua nga Roma te Liverpooli në verën e vitit 2017 për vlerën e 37 milion eurove.

Sulmuesi egjiptian u përshtat në Premier Ligë duke shënuar shumë gola për ekipin anglez duke rritur çmimin e tij në mënyrë stratosferike.

Salah së fundmi ka zbuluar një episod mjaft të veçantë me trajnerin Klopp kur erdhi për herë të parë te Liverpooli.

Në një intervistë për “BEIN Sport” egjiptiani u shpreh: “Kur u takova me Kloppin ai më foli për projektin dhe isha shumë i emocionuar. Pyetja e parë që i bëra ishte: ‘Çfarë do bëhet me Mane? Ne luanim në të njëjtin krah. Klopp mu përgjigj se Mane do luante në krahun e majtë. Më pas nuk u desh shumë kohë që unë dhe Mane të asistonim shumë herë për njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera Salah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco