Makina e David Beckham del në shitje me çmim stratosferik

Makina e David Beckham del në shitje me çmim stratosferik

16:30, 30/06/2020

Të gjitha fansat e David Beckham tashmë mund të bëjnë të tyrin makinën që ish-ylli i Manchester United ka patur më parë në përdorim.

Bëhet fjalë për një Aston Martin AMV8 Volante, e cila është nxjerr në shitje për 500 mijë euro.

Sipas shtypit anglez, ish-makina e Beckham është nxjerrë në shitje në Angli. Beckham e ka mbajtur mjetin për 15 vite dhe shpesh është parë në drejtim të makinës me gruan Victoria.

Janë realizuar vetëm 78 modele të tillë dhe kjo e rrit vlerën e makinës që është riparuar nga specialistët e shtëpisë automobilistike para se të nxirrej në shitje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco