Ia doli të kalonte atakun kardiak, Koeman: Mendova se do të shkonte edhe më keq, por...

Ia doli të kalonte atakun kardiak, Koeman: Mendova se do të shkonte edhe më keq, por...

20:21, 29/05/2020

Pak kohë më parë, trajneri i Holandës dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Ronald Koeman përjetoi momente të vështira, pasi në datën 3 maj pësoi atak kardiak. Mirëpo falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve ia doli ta superonte çastin e vështirë.

Së fundmi, Koeman ka vendosur të rrëfejë atë ditë të vështirë ku shprehet se kishte bërë 96 kilometra me biçikletë dhe pasi mbërriti në shtëpi ndjeu vështirësi me frymëmarrjen, ishte bërë i gjithi i bardhë dhe djersinte shumë.

“Pas xhiros me biçikleta u ktheva në shtëpi i dërrmuar. Kisha dhembje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje. Isha bërë i bardhë dhe vetëm djersija. Mendova që situate nuk po shkonte aspak mirë. Mendova se do të shkonte edhe më keq. Por, lajmëruam ambulancën dhe më pas gjithçka shkoi mirë. Tani e kuptoj se isha me shumë me fat”, u shpreh Koeman. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco