Milot Rashica mund të jetë zëvendësuesi i Jose Maria Callejon.
Ky i fundit mund të largohet nga skuadra italiane në fund të sezonit dhe dëshiron rikthimin në Spanjë.
Drejtori sportiv i napolitanëve, Giuntoli, po flet me trajnerin dhe i ka propozuar dy emra që mund të zëvendësojnë spanjollin.
Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që përflitet, ndërsa i dyti është Milot Rashica. Futbollisti kosovar shihet si një alternativë sipas asaj që shkruajnë mediet italiane.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: