'Karrierën dua ta mbyll te Tirana', flet Muça: Ndaj Bylisit mund të vrasim kampionatin!

'Karrierën dua ta mbyll te Tirana', flet Muça: Ndaj Bylisit mund të vrasim kampionatin!

16:47, 28/05/2020

Mbrojtësi i Tiranës Gentian Muça ishte i ftuari i parë i emisionit “FanZone” në Supersport për ditën e sotme, ku foli për rifillimin e kampionatit dhe shanset e bardhebluve për të fituar titullin kampion.

E keni menduar që një ditë të luani me Partizanin?
Nuk ka rrogë që të më blej për të shkuar te Partizani, dua ta mbyll karrierën tek Tirana. Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana. Shkalla e vështirësisë për të ecur në Europë është pak më e madhe, gjithsesi me pak fat mund të ecim përpara.

Sa do të ndikojë kalendari i ngjeshur në atë që mund të japin lojtarët në fushë?
Duhet kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet. Kundërshtari mundohet të na vejë në gjumë për të na thënë se kampionati është mbyllur, por ai është hapur më shumë se kurrë. Tani asgjë nuk është e sigurt. Rinisja e kampionatit mund të sjellë shumë problem që kanë hasur skuadra të mëdha të Europës.

Ndeshjen e parë e luani në Ballsh, përballë një kundërshtari të vështirë. Mendoni se rezultati atje mund të ndikojë në ecurinë e Tiranës?
Kjo ndeshje do vlejë për 90 % të kampionatit për ta mbyllur. Përveç se luajmë me një kundërshtar të fortë, ka të bëjë edhe më çështjen e motivimit. Me këtë ndeshje mund të vrasim kampionatin.

A ka eufori te Tirana?
Kalendarin e bën të vështirë ose të lehtë skuadra. Nuk ka kundërshtarë të lehtë ose të vështirë. Nuk ka eufori apo nënvlerësim. Sikur edhe ta kishim fituar kampionatin, kemi një tjetër trofe, Kupën si dhe përfaqësimin dinjitoz në Kupat e Europës. Duhet të jemi të motivuar në maksimum. Trajneri Egbo thjesht të na kujtojë ndeshjen ndaj Partizanit dhe karikimi është maksimal

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco