ZYRTARE: Anglia anulon Superligën e femrave

ZYRTARE: Anglia anulon Superligën e femrave

17:59, 25/05/2020

Superliga e femrave në Angli (WSL) ka përfunduar më herët për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Kampionati elitarë i femrave do të ketë kampionen, rënien e ekipeve dhe kualifikimin në Evropë të vendosur në bazë të “meritës sportive”, konfirmoi Federata e Futbollit në një deklaratë të hënën.

Ende nuk është deklaruar se si do të përcaktohet “merita sportive”, me Manchester Cityn dhe Chelsean që kanë pretendime për kampionatin.

City ishin liderët e ligës kur fillimisht sezoni u shty në mars, megjithatë Blutë do të renditeshin në vendin e parë nëse ligat përcaktohen nga pikë për lojë (PPG) – pasi kanë një ndeshje më pak.

Liverpool do të bie nga liga, me pozicionin e tyre të njëjtë si në renditjen aktuale ashtu edhe me PPG, ndërsa Aston Villa do të promovohej teksa udhëheqin kampionatin e nivelit të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco