Dermaku: Komuniteti arbëresh ndikoi që të zgjidhja Parmën

Dermaku: Komuniteti arbëresh ndikoi që të zgjidhja Parmën

14:13, 01/04/2020

Kastriot Dermaku do ta mbajë mend gjatë sezonin 2019-2020 pasi ky i fundit ishte sezoni i debutimit të tij në Serie A. 

Gjithsesi për të bërë hapin e madh dhe për të kaluar te Parma kuqeziu duhet të falenderojë Cosenzan, skuadra tek e cila u vu në dukje dhe zhvilloi një sezon pozitiv në Serie B. 

Në një intervistë për mediat italiane 28-vjeçari kujtoi eksperiencën te Cosenza ndërsa foli edhe për kalimin e tij te Parma.

“Duhej të vendosja mes Cosenzas, Materas dhe Viterbese. Prej disa kohësh kuqeblutë e Parmës më kërkonin dhe ishin komunitete të ndryshme arbëreshësh që ndikuan në zgjedhjen time. Që më pas rezultoi si zgjedhja më e mirë e mundshme”.

Aventura me Cosenzan dhe play off- “Nuk ishte një situatë e lehtë, ishim në vështirësi nga ana psikologjike. Por, më pas erdhën momente të mira, dhe pika e kthimit erdhi pas një fitore 0-3 ndaj Rende. Ishim një ekip i mirë dhe filluam të besonim. Në Siçili jam i bindur se fituam prej gabimit tim, sepse shkuam me dëshirën për të fituar e jo për të barazuar”.

Serie B dhe kalimi te Parma- “Gjatë sezonit kam pasur kontakt me Parmën. Sapo mora vesh për mundësinë e të luajturit në Serinë A. Ishte një zgjidhje e vështirë, por ishte mundësia e fundit për të bërë hapin e madh. Arrin në një moshë të caktuar dhe lindin dyshimet. Tani e gjej veten në një ambient ku punohet mirë dhe më mirë se nga sa prisja”, u shpreh Dermaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco