Ditari shkollor digjital - premtimi i radhës i përmbushur sipas kryetarit të Ferizajt

Ditari shkollor digjital - premtimi i radhës i përmbushur sipas kryetarit të Ferizajt

17:57, 27/02/2021

Arsimin ferizajas edhe pak javë e ndajnë nga ndryshimi më i nevojshëm i përshtatur me ritmin e kohës, e para e këtij lloji dhe përmase në gjithë Republikën, qasja në menaxhimin e procesit mësimor, jo më përmes ditarit shkollor klasik, por ditarit shkollor digjital, në të cilën do të kenë qasje kudo në kohë reale e tërësisht të digjitalizuar, mijëra nxënës e prindër, qindra mësimdhënës e drejtues shkollash, th akryetari i Ferizajt.

Agim Aliu, shtoi se notat, mungesat, vlerësimet, oraret e mësimit e mësimi online, do të lundrojnë tashmë të digjitalizuara për gjithë nxënësit ferizajas, transparente tërësisht e të qasshme kudo, me vetëm një lidhje interneti.

"Ta gëzojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave dhe arsimit ferizajas", tha Aliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco