Shi e borë në Kosovë

Shi e borë në Kosovë

10:12, 10/03/2021

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
 
Sipas IHM-së, të enjten do të ketë intervale me diell. Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell. 

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco