Jepen mendime për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare

Jepen mendime për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare

10:00, 11/03/2021

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale po mban punëtorinë dy ditore mbi Draft Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili aktualisht është në fazën e konsultimeve publike. 

Në këtë punëtori dy ditore po trajtohen komentet dhe rekomandimet specifike të ofruara nga organizatat anëtare të KOMF lidhur me strehimin familjar, strehimin rezidencial, si dhe shërbimet në familje dhe shërbimeve në komunitet për fëmijët e cenueshëm.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco