Komuna e Vushtrrisë fton qytetarët të paraqesin dëmet nga vërshimet

Komuna e Vushtrrisë fton qytetarët të paraqesin dëmet nga vërshimet

13:28, 18/01/2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë  Xhafer Tahiri, tregoi se sot ka takuar komisionet komunale për vlerësim të dëmeve nga vërshimet e fundit në Vushtrri. 

Ai tregoi se janë 3 komisione komunale që po punojnë njëkohësisht: 1. Komisioni për vleresimin e dëmeve në ekonomi familjare, 2. Komisioni për vlerësim të dëmeve në bujqësi dhe 3. Komisioni për vlerësim të dëmeve në argjinaturë/bankinë të lumit Silnica. 

"Ftojmë qytetarët e dëmtuar nga vërshimet që deri të premten datë 22 janar 2021, të paraqesin në komunë kërkesat për vlerësim të dëmeve nga vërshimet", tha Tahiri.

 Kryetari shtoi se synojnë se deri javën tjetër të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm dhe të dërgojmë kërkesën në Qeveri për kompensim të dëmeve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco