Përurohet shkolla e re e këtij fshati në Shtime

Përurohet shkolla e re e këtij fshati në Shtime

13:06, 18/01/2021

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi, drejtoresha e Arsimit, Agime Hasani-Roshaj dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi morën pjesë në përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “ Idriz Ajeti” në fshatin Pjetërshticë, ku u pritën nga drejtori i shkollës, Faruk Brahimi së bashku me mësimdhënës si dhe stafin pëcjellës të shkollës.

Kryetari Ismajli para të pranishmëve tha: “Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, kemi zgjedhur të përurojmë njërën nga shkollat e reja në komunën tonë, Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “ Idriz Ajeti” në Pjetërshticë”. 

Në vazhdim ai potencoi se “Komune?s sone?, iu shtua sot edhe nje? objekt i ri shkollor. E?shte? ke?naqe?si e vec?ante? qe? fillojme? gjysme?vjetorin e dyte? ne? ShFMU "Idriz Ajeti" duke hapur dyert e nje? godine moderne shkollore pe?r fshatin Pjete?rshtice?. 

Kryetari Ismajli më tej ka shtuar se “Ne si institucion komunal, përmes drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, kemi bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, në të gjitha objektet shkollore ku është bërë dezinfektimi si dhe furnizimi i kabineteve të Kimisë dhe Biologjisë me pajisje didaktike, po ashtu janë të furnizuara mirë me mjete mbrojtëse higjienike kundër pandemisë si dhe kanë në dispozicion ngrohje qendrore”.

Gjithashtu edhe drejtoresha e Arsimit, znj. Hasani-Roshaj informoi se në të gjtiha shkollat e komunës së Shtimes ka filluar mësimi sipas Planit A, përveç në paralelen e ndarë në fshatin Davidoc që sot nuk ka filluar procesi edukativo-arsimor për shkak se dy mësimdhënës janë në vetëizolim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco