Qytetarët, pa ujë pa ngrohje e herë herë edhe pa rrymë në ditët më të ftohta

Qytetarët, pa ujë pa ngrohje e herë herë edhe pa rrymë në ditët më të ftohta

17:21, 16/01/2021 Nga B.T

Derisa po kalojmë ditët më të ftohta  të këtij dimri në mesin e janarit shumë qytetarë, sidomos kryeqytetas që jetojnë në banesat kolektive po përballen jo vetëm me acarin e madhe, por edhe me mungesën e ngrohjes, ujit e energjisë.

Pos këtyre probleme qytetarët po përballen edhe me mos mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve e trotuareve nga dëbora duke rrezikuar ecjet mbi akullnaja.

Dihet se banorët e shumkatësheve në kryeqyendër thuajse të gjithë fatin e kanë të lidhur vetëm me Termokosin, ujësjellësin  e KEDS-in, vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit, ngrohjes e hera herave edhe rrymës edh enë ditët më të ftohta të dimrit të sivjetëm.

Ata duke ditur se nuk kanë rrugë dalje tjera, po vazhdojnë të mbesin duke pritur ardhjen e ujit, ngrohjes e rrymës e jo rrallë herë po harrojnë edhe  qeshmet, ngrohëse e mjete tjera të hapura e të cilat kur po  rikthehen shërbimet po u shkaktojnë telashe.

E nga ana tjetër  thuajse me të njejtat halle po përballen edhe qytetarët që jetojnë në shtëpi, e të cilët ngrohen me drunj e mjete tjera. 

E ata kontaktojnë shërbiet publike ujësjellësin, Termokosin e KEDS-in, Higjienën nga të cilat marrin si gjithnjë përgjigjet  kemi prishje, së shpejti keni shërbimet por edhe shumë herë nuk përgjigjet askush. 

Esati, banor i lagjes "Kodra e Diellit", blloqet e vjetra, regon për "Syri.net", se nga mbrëmë nuk kanë as ujë e as ngrohje. 

"Kemi thirr me telefon në dispeqeritë e këtyre dy kompanive dhe kemi marr përgjigje "kemi prishje" dhe premtonin se nga mëngjesi se çdo gjë do të jetë Ok", thotë ky prishtinas! 

Sipas tij, shpresat e tyre u shuan kur sot edhe pas mëngjesit e sot deri në këtë pasdite, apo në këto momente kur po i drejtohemi "Syri.net" (ora 16.00), as ngrohja e as uji nuk kanë ardhë! 

Ai shtoi se është për tu habitur se si mu këtyre dy kompanive që kryejnë punë mjaft delikate, puna e tyre ose mos puna, që ka emrin  pakujdesi, ka të bëjë me gjërat elemntare të jetës. 

Aq më e habitshme kur mu këto dy kompani viteve të fundit kanë shfrytëzuar edhe përkrahjen buxhetore të asociacioneve të ndryshe të BE-së.

Derisa një banore nga lagjja Tasligje tregon se për disa orë nuk kanë as rrymë, pos mungesës së ujit e ngrohjes.

Ankesat për munges energjie  ka gjithandej vendit e ku konsumatorët ankohen se  në numrat e KEDS-it thuajse nuk lajmrohen asnjëherë.

Nga Termokosi, thanë për "Syri.net", se  mungesa e ngrohjes në disa pjesë, ka ndodhur si shkak i ndërprerjes së ujit e energjisë dhe jo me fajin e tyre. Sipas tyre me ardhjen e ujit e  rrymës, rikthehet shpejt edh engrohja.

E nga Ujësjellësi, tregojnë se uji është ndalë në disa zona për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqene dhe pamundësisë për të trajtuar atë.

Edhe nga KEDS-i tregojnë se si shkak i reshjeve  e vërshimeve të fundit ka pasur prishje dhe se përkundër situatës me të cilën po ballafaqohet vendi, furnizimi vazhdon të jetë stabil për konsumatorët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco