Situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pas masave të reja

Situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pas masave të reja

16:11, 16/01/2021

Për sigurinë e qytetarëve dhe pasurisë së tyre, vazhdojnë të kujdesen Policia e Kosovës,  derisa situata vazhdon edhe në këtë fillim vit të jetë e qetë dhe pa probleme të mëdha, pos disa  rasteve të vogëla. 

E për sigurinë e qytetarëve po kujdesen rrethë nëntë mijë zyrtarë policor, të cilët pos atyre të uniformuar,  jo pak prej tyre po vëzhgojnë sitiatën e si zyrtarë civil.

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha për "Syri.net", se situata e siguriës në vendin tonë është e qetë dhe pa ndonjë problem shqetësues. 

Sipas tij derisa kishte një rritje të numrit të grabitjeve sidomos të bankave, tashmë është ndryshuar edhe metoda e punës, ku pos zyrtarëve të unifromuar, janë shtuar edhe  policët civile dhe po ashtu edhe vëzhgimet e kamerave, sidomos rreth bankave e objekteve potenciale të cilat mund të jenë cak i grabitjeve.

Drejtori i policisë tregon për "Syri.net" se pas shtimit të këtyre masave ka rënie të numrit të grabitjeve dhe po ashtu janë zbardhur disa raste e ku janë arrestuar disa të dyshuar.

"Situata e sigurisë tashmë është stabile dhe nuk ka nevojë për shqetësime, sepse  masat e ndërmarra do të ndikojnë në uljen e rasteve të grabitjeve e dukurive tjera negative", tha drejtori Samedin Mehmeti.

Drejtori i ri i policisë premton se situata e siguris1%  do të vie të përmirësohet, derisa kryesve të veprave penale, do ti ngushtohet hapësira e veprimit.

Forcat e rendit, po vazhdojnë që krahas sigurisë të merren intesivisht edhe me zbaitmin e masave  ndaj pandemisë, e të cilat po zbatohen jashtzakonisht mirë.

E pas   reshjeve të fundit, policia po i kushton kujdes edhe   komunikacionit, duke kërkuar nga ngasësit e mjeteve për kujdes më të shtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco