Rikthehet uji i pijes në kryeqytet, por jo edhe në zonat e larta

Rikthehet uji i pijes në kryeqytet, por jo edhe në zonat e larta

14:40, 16/01/2021

Për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, mbrëmë u detyruam që të ndërpresim në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi, njofton kompania e ujësjellësit Prishtina.

Stafi i mpiantit të Trajtimit të Ujit të Pijes Badovc nën udhëheqjen e drejtores Teknike së bashku me stafin, departamentin për kualitet të ujit për pije, arritën tani ta rikthejnë ne punë, mirëpo me kapacitet minimal.

Sipas KUR PrIshtina, pavarësisht funksionalizimit me alternativa tjera teknike, për t'iu furnizuar sado pak me ujë nga linjat tjera, zonat e larta mbesin pa ujë, përveç zonave të ulëta në lagjen Mati.

Ekipet tjera teknike janë në terren duke punuar në të gjitha drejtimet.

Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit.
Do të ju mbajmë vazhdimisht të informuar, varësisht nga situata në të cilën do gjendemi me kualitet te ujit në burim. Ne varësi te mundësive me kapacitet trajtuese, do ngritët gradualisht kapaciteti trajtues ne ITUP, ndërsa rikthimi i furnizimit për shumicën e zonave pritet pas orës 15:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco