Pensionet e ulëta rriten me nga 30 euro për tre muajt e ardhshëm

Pensionet e ulëta rriten me nga 30 euro për tre muajt e ardhshëm

11:25, 15/01/2021

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se pensionet e ulëta, nën 100 euro, do të kenë rritje prej 30 eurosh për tre muaj.

“Pensionet që ishin 90 euro, për tre muaj do të jenë nga 120 euro, ndërsa ato që ishin 70 do të bëhen 100 euro”, ka thënë ajo.

Bajrami ka bërë të ditur po ashtu se 25 mijë familjet që marrin asistencë sociale, edhe për tre muaj do të marrin dyfishin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco