Ndriçohen rrugët e këtyre dy fshatrave të Shtimes

Ndriçohen rrugët e këtyre dy fshatrave të Shtimes

14:59, 14/01/2021

Gjatë ditës është bërë pranimi i projektit ” Ndriçimi i rrugëve në lagjet e Komuniteteve”,  në  fshatrat Vojnovc dhe Gjurkoc, i bashkëfinancuar nga Komuna dhe  Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) , ku përfitues janë qytetarët e këtyre dy fshatrave. 

Projekti është realizuar në kuadër të Programit EU- CSP IV  për stabilizimin e komuniteteve në kuadër të Marrëveshjes së bashkpunimit të nëshkruar në mes të IOM-it dhe Kryetarit të Komunës së Shtimes,  Naim Ismajli.

Shuma e përgjithshme e projektit të realizuar është 17.986€.

Mbikqyrës-menaxher i realizimit të punimeve në këtë projekt ka qenë, z. Gojart Bajrami, ndërsa punimet janë realizuar nga kontraktori i përzgjedhur nga IOM-i  “ Contraktor Efenko SH.P.K “.

Në kuadër të Programit EU- CSP IV  për stabilizimin e komuniteteve IOM- i ka implementuar edhe 5 projekte individuale-themelim bisnesi për komunitetin ashkali, të cilët përmes Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) kanë aplikuar në këtë Program.

Shuma e mjeteve për projektet e fituara nga ky Program, për 5 biznese të reja familjare, është 18716.56€.

Në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit IOM-Komuna e Shtimes, për vitin 2020, komunitetet kanë përfituar në shumën 36702.56€.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco