Komuna përkrah personat me nevoja të veçanta në Prizren

Komuna përkrah personat me nevoja të veçanta në Prizren

14:35, 14/01/2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve për nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët ishin pjesëmarrës në projektin "Edhe unë jam në mesin tuaj", të organizuar nga përfituesi i subvencioneve të DKRS-së, Milot Qafleshi.

Sipas të parit të prizrenit në kuadër të këtij projekti, nxënësit me nevoja të veçanta kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive dhe lojëra me kapacitet të ulët fizik, ku janë njohur me elementet bazike të sporteve kolektive.

"Ky nuk është projekt i vetëm i Komunës së Prizrenit në drejtim të përkrahjes së kësaj pjese të shoqërisë ngase deri më tani kemi realizuar edhe shumë projekte të ndryshme qoftë në sferën e edukimit, arsimimit apo edhe punësimit të këtij komuniteti në administratën komunale.  Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur në drejtim të përkrahjes së personave me nevoja të veçanta", tha kryetari Haskuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco