Rikthehen kolonat në dalje të kufijve të Kosovës, 'Syri.net' sjell pamjet

Rikthehen kolonat në dalje të kufijve të Kosovës, 'Syri.net' sjell pamjet

18:57, 03/01/2021 Nga B. T

Si asnjëherë më parë qindra mijra mëgimtarë kanë ardhur nga anekëndë vendeve evropiane e më larg për pushime në Kosovë.

Shumica prej tyre gjatë verës nuk mundem të vijë për shkak të pandemisë, derisa tash kanë ardhur.

Ardhja e tyre ka bërë që vendi të gjallërohet e pasurohet, duke krijuar kolona gjithandej rrugëve të vendit, lokaleve e bizneseve tjera.

Tash pas mbarimit të pushimeve, ata kanë nisur të rikthehen drejt vendeve ku qëndrojnë e punojnë.

E përsëri kufijt e Kosovës, në dalje konkretisht me Serbinë kanë nisur të shtohen kolonat e të cilat  mund të shtohen ditëve në vijim.

Kolonat e pritjet  vazhdojnë të përsëriten gjatë pushimeve të dimrit dhe atyre të verës.

 "Syri.net", pasditen e diel ka qëndruar në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë- Konqul, e cila pikë ka qenë më e frekuentuar sot.

    Kjo situatë është bërë e padëshirueshme, jo e këndshme dhe e neveritshme sidomos për bashkatdhetarët që vijnë në pushime në vendlindje.

    Në kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë, gjegjësisht në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë-Konqul bashkatdhetarë nga vende të ndryshme tregojnë për “Syri.net” se pritjet e kolonat në hyrje dalje të Kosovës janë bër1% të tepërta.

    Ata treguan se po presin sot  nga 15 deri 30 minuta për të dalë nga Kosova.

    Dhjetëra automjete me targa të vendeve të ndryshme evropian të mbushura me familjarë e  gjësende të ndryshme prisnin në kolonën e gjatë për të dalë  nga Kosova.   

    Derisa makinat kalonin kufirin  e përbashkët Kosovë Serbi vazhdon me të shpejt, drejt vendeve nga kan% ardhur duke shpresuar se verës   gjatë ardhje vajtjeve nuk do të presin fare në kufij.

    E Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare.

    Në bazë të këtyre statistikave, vërehet se kolonë ka në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.

    Njëri ndër pikë kalimet kufitare gjatë dieles ka qen? cak i vizitës së ekipit të "Syri.net", ku shihen edhe fotografit dhe video.

    Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, qytetarët kanë pritur 20- 30 minuta për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 150 metra.

    Po ashtu kolonë në dalje të Kosovës ka edhe në Merdare e Mutivodë 5 deri 10 minuta e kolona mbi 50 metra.

    Derisa në pikë kalimet tjera  nuk ka pasur pritje e kolona dhe lëvizja bëhetj prej tre deri pesë minuta.

    Ja si dukej pasditen e diel  pikë kalimi kufitar Kosovë Serbi, ku "Syri.net" ishin për të parë nga afër pritjet dhe kolonat e mërgimtarëve e të cilat ishin 15 deri 20 minuta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco