Kjo është mahnitëse, ja çfarë ka bërë Halil Kastrati gjatë vitit 2020

Kjo është mahnitëse, ja çfarë ka bërë Halil Kastrati gjatë vitit 2020

19:02, 02/01/2021

Shoqata bëmirese “Jetimat e Ballkanit” në vitin 2020 ka realizuar shumë projekte e aktivitete.

Halil Kastrati drejtor i kësaj shoqate ka publikuar disa nga projektet më kryesore të përfunduara gjatë vitit 2020, shkruan Syri.net Kosova.

E ajo qfarë ka bërë Halili me donatorët e tij, është më se e jashtezakonshme, ai ne vitin 2020 bëri hapjen e shtëpise së të moshuarve ne Gjinoc të Suharekës njëherit projekti më i madh i “Jetimave te Ballkanit”, kanë bërë ndërtimin e 159 shtepive për familjet nevojtare nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, dhuruan 21 banesa për familjet në nevoje, bënë shpërndarjen e 102.640 shujtave në kuzhinën humanitare në Prizren dhe 54.180 ne kuzhinën e tyre në Janjeve, ngase shoqata mbanë emrin “Jetimat e Ballkanit” ata nën përkujdesje i patën edhe 105 jetimë të cilët i kanë mbajtur me pagë mujore gjatë tërë ktij viti numër i cili pritet të rritet ne vitin 2021, ju dolën ne ndihmë edhe rasteve me sëmundje, duke i ndihmuar 43 raste me sëmundje.

Për këto projekte te realizuara, Kastrati falendëron bamirësit!

Statistika të jashtëzakonshme nga “Jetimat e Ballkanit” gjatë vitit 2020.

 

Disa nga aktivitetet tona kryesore të vitit 2020 Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë!

Posted by Halil Kastrati on Saturday, January 2, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco