Edhe Komuna e Skënderajt  ndanë nga 100 euro për fëmijët e posa lindur

Edhe Komuna e Skënderajt ndanë nga 100 euro për fëmijët e posa lindur

20:07, 01/01/2021

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, tha se vitin 2021 po e nisin me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e asaj komune.

Sipas tij për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit. 

Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

"Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni", tha Bekim Jashari.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, tha se krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.

Ai uroj që të ketë sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco