Viti 2021 vjen me diell, por si do të jenë ditët e para të vitit

Viti 2021 vjen me diell, por si do të jenë ditët e para të vitit

18:48, 01/01/2021

Të shtunën kryesisht me diell.  Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore borë.

Sipas Prishtina Weather edhe në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë-herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme gjatë ditës do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

2.01 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë.  Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësirat shtohen.  Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.

Të shtunën kryesisht me diell. Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore të borës. 1.01.2021 - Ditën e...

Posted by Prishtina Weather on Friday, 1 January 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco