Komandanti i Policisë Samedin Mehmeti nderon me mirënbohje disa mjekë

Komandanti i Policisë Samedin Mehmeti nderon me mirënbohje disa mjekë

16:47, 31/12/2020

U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, priti në një takim zyrtar Dr. Valbon Krasniqin u.d. drejtori i përgjithshëm i SHSKUK -së, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit falënderues për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar në mes të dy institucioneve, i cili ka rezultuar në interesin e përgjithshëm të sigurisë së qytetarëve dhe shëndetit publik.

Me këtë rast u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, ndau nga një ”Letër falënderim” për Dr. Valbon Krasniqin u.d. drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof Ass. Dr. Agreta Gecajn – Gashin, antare e bordit të SHSKUK së, anesteziologe - intensiviste? dhe Dr. Shaqir Uka u.d shef i mjekimit intensive qendror të cilët njëkohësisht kanë trajtuar dhe mjekuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Mehmeti përmes letër falënderimit u shprehu mirënjohje për përkushtimin profesional dhe efikasitetin e dëshmuar në mbështetje të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë në shërim ndaj zyrtarëve policorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco