Shqiptarët nuk kanë pse durojnë edhe vuajtjet e familjes Rama

Shqiptarët nuk kanë pse durojnë edhe vuajtjet e familjes Rama

20:00, 30/12/2020

Edhe në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk reflektoi për ndonjë dështim të qeverisjes së tij, por përkundrazi u mburr se ai vetë është më i miri që mund të kenë në krye shqiptarët dhe se do të takoheshin sërish në të njëjtën zyrë fundvitin tjetër.

Zakonisht këto lloj konferencash për shtyp në të gjithë botën shfrytëzohen nga kryeministrat apo presidentët për të bërë bilance të punëve dhe për të reflektuar për çfarë nuk është bërë mirë, por për kryeministrin e Shqipërisë ky opsion nuk ekziston.

"Falje do t’i kërkoja vetëm familjes sime. Kam munguar! Ndonëse mungesën Linda dhe dy më të mëdhenjtë e kuptojnë më mirë, më i vogli…aty faji është edhe më i madh”, tha Rama pa e fshehur përbuzjen për pjesën tjetër të shqiptarëve që nuk jetojnë në kushtet e Lindës, Gregorit dhe Zahos.

Ndoshta mund të tregohej “zemërgjerë” e tolerant një herë të vetme e tu kërkonte (për shembull) falje atyre familjeve të mbetura në çadra që pas tërmetit dhe që ju premtoi se do të futeshin në shtëpitë e reja brenda këtij viti, por as këtë nuk e bëri!

Një ditë më pas, Rama postoi një mesazh akoma edhe më delirant. Ai u tha shqiptarëve në prag të vitit të ri se ka punën më të vështirë në vend. Më tej u tha se ai po lodhet shumë për shqiptarët dhe se mendon çdo moment për ta.

I njëjti mesazh si ai në 1-vjetorin e tërmetit tragjik kur deklaroi se kishte vuajtur shumë personalisht, pa përmendur fare dhimbjet dhe tragjedinë e shqiptarëve.

Që kryeministri është i paaftë, i dështuar, delirant dhe narcist, kjo dihet. Që Shqipëria këto tetë vite ka njohur qeverisjen më të keqe, më të korruptuar dhe kriminalizuar, edhe kjo dihet. Por shqiptarët nuk ia kanë borxh Ramës të dëgjojnë ankesat se po shuhet si qiri për ta. Nëse vuan kaq shumë dhe po e bën edhe familjen të vuajë, le të largohet e të mos vuajnë të gjithë si familje. Le të ikin se të vetmit që po vuajnë janë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco