Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK

Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK

18:33, 30/12/2020

Nga viti  ardhshëm Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF ( frytnimi i asistuar artificial) dhe me laborator citogjenetik. 
Për herë të parë fekondimi artificial do të bëhet në QKUK, tregon drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi.

Sipas tij gjithashtu edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatëzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.

"Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar", tha drejtori Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco