4 mijë kërkesa për leje qëndrimi në Kosovë

4 mijë kërkesa për leje qëndrimi në Kosovë

14:52, 24/09/2020

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka vizituar Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi. 

"U njoftova me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurova që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim", tha ministri. 

Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani në vitin 2020 ka shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco