Në burgun e Smrekonicës fillon punën autoservisi

Në burgun e Smrekonicës fillon punën autoservisi

11:55, 22/09/2020

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, , të burgosurit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë, të mbështetur nga organizata joqeveritare “Help Kosovo” kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.

Të burgosurit e QKS-së, përveç se kanë aktivitete të shumta,  zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kohë më parë  ka pranuar donacion nga organizata joqeveritare “Help Kosovo” të gjitha pajisjet e Autoservisit.

Ky është vetëm njeri nga donacionet e “Help Kosovo”, i  cili i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese.

Përmes këtij donacioni, në QKS do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e aktiviteteve brenda qendrës, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në mirëmbajtjen, servisimin dhe pastrimin e veturave të SHKK-së.

Gjatë kryerjes së punës, të burgosurit monitorohen dhe mbështeten nga automekanikët e qendrës, të cilët njëherit janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Autoservisin e QKS-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me “Help Kosovo” për projekte të tilla edhe në të ardhmen, e po ashtu  dhe me të gjithë donatorët tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco